Nga kjo ditë hapen edhe klubet e natës

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 19:16
Nga kjo ditë hapen edhe klubet e natës

Oda e Hotelierisë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri në orën 01:00 pas mesnate.

Në këtë mënyrë edhe klubet e natës dhe sallat e dasmave do të funksionojnë deri në ora 01:00, ku kapaciteti i njerëzve të lejuar brenda do jetë deri në 300 persona.

Kreu i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka thënë se tashmë kjo protesta që pritej të mbahej më 14 korrik është anuluar.

“Po protesta është anuluar, kemi të drejtë funksionimi deri në ora 01:00, dmth deri në këtë orë kemi të drejtë të lëshojmë muzikë, nga ora 01:00 deri në 01:45 duhet të bëjmë zbrazjen e klubit”, tha fillimisht ai.

Por, ai gjithashtu është shprehur se sa i përket kompenzimit financiar gjatë kësaj periudhe mbi një vjeçare nuk është folur.

“Sa i përket anës financiare nuk është përmendur sot, por kemi mbetur me shpresën që të bëhet edhe një takim tjetër”, tha ai.


(Kosova Sot Online)