PD: Sali Berishës iu hoq sanksionimi 'non grata' nga SHBA

  • A.P /
  • 11 June 2026 - 13:05
PD: Sali Berishës iu hoq sanksionimi 'non grata' nga SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha u prit me duartrokitje nga deputetët e partisë më të madhe opozitare në Kuvend.

Pasi hyri në sallën e Kuvendit ku po zhvillohet një debat për protestat në Tiranë, kreu i PD-së u ndal shkurtimisht në foltore.

“Unë erdha. U krye”, tha ai.

PD-ja thotë se Berishës iu hoq sanksionimi “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)