Heqja e sanksioneve ndaj Berishës/ Meta: Ishte komplot mafioz

  • A.P /
  • 11 June 2026 - 15:45
Heqja e sanksioneve ndaj Berishës/ Meta: Ishte komplot mafioz

Ish Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas njoftimit për heqjen e sanksioneve të SHBA, ndaj kreut të opozitës shqiptare Sali Berisha.

Mesazhi: Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam

mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë.

(Kosova Sot Online)