Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 08:01
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosova Sot Online sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:00
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vazhdon grevën e pezulluar nga ora 09:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (Objekti i ATK-së, Prishtinë)

10:00 – 12:00
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizojnë tryezën “Dialogun për sisteme ushqimore”. Merr pjesë ministri Peci dhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhje; cakton ekspertët dhe grupet punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2020. I ftuar, Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

11:00
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja Artane Rizvanolli, për planin e Ministrisë së Ekonomisë, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:30
Opre Roma Kosova organizon aktivitetin “Rom Krenar në Kosovën e Lirë” e cila është pjesë e fushatës trans-nacionale në më shumë se 15 vende evropiane në kontekstin e regjistrime të ardhshëm të popullsisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

12:00
Organizata Let’s Do It Peja mban ceremoninë e inagurimit të projektit “SEREC” – Promovimi i Ekonomisë Qarkore si Model i Qëndrueshëm për Zhvillimin e Ndërmarrësisë Sociale. (“Shkolla e Arteve, “Odhise Paskali”, Pejë)

14:00
Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

16:00
Një delegacion i Komisionit për Ekonomi, do të vizitojë KRU “Hidrodrini” në Pejë, për t’u informuar për së afërmi lidhur me helmimin e qytetarëve të Komunës së Deqanit me ujë të pijshëm. (KRU “Hidrodrini”, Pejë)

(Kosova Sot Online)