Opozita në Kuvendin e Kosovës e bllokon ligjin, i mbron Devollët dhe monopolin në homologim!

Opozita në Kuvendin e Kosovës e bllokon ligjin, i mbron Devollët dhe monopolin në homologim!

Hajrullah Tërnava

  • 13 July 2021 - 07:38

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Krejt këto pengesa të opozitareve që po ndërmerren për ta penguar situatën, për ndryshime pozitive në të mirë të qytetarëve, duke plotësuar dhe ndryshuar ligjet përkatëse, sikur që është Ligji për automjete, d është fare e kuptueshme se po bëhen me qëllim të vazhdimit të zhvatjes, sikur që e kanë zhvatur këtë vend kaq gjatë, për dy dekada, që nga çlirimi e deri më tani, sepse ishin bashkë ortak të zhvatjes së bashku me Devollët.

Tani më e vërtetë nuk mundë të maskohet me asgjë, po zbulohet ashiqare e po duket se si politika e inkriminuar ka bashkëpunuar me mafio oligarkët, me ato çerdhet e krimeve të tyre nga janë pasurua po këta opozitar, prandaj dalin kundër ndryshimit pozitiv dhe fuqizimit të shtetit ligjor. Nëse duam ta shohim situatën ashtu si është, duhet ta kuptojmë se opozita për çdo ndryshim do të rezistoj, sepse edhe me këto ndryshime dhe zbulime, do të dekonspirohen, zbulohen vetë ata për të bërat e tyre në të kaluarën, dhe është e kuptueshme se edhe ata do të përgjigjen për ato vepra të kryera si metodë perfide e krimit të organizuar, dhe do t’iu konfiskohet pasuria e jashtëligjshme, prandaj këto rezistime që po i shpërfaqin opozitarët e tanishëm vetëm e argumentojnë akoma me fuqishëm dyshimin kahershëm të bazuar për lidhjen e tyre të fuqishëm me krimin e oligarkëve Devolli.

Këta tani do të mundohen dukë bërë̈ gjithçka që të provojnë̈ për ta bllokuar përsëri kalimin në Kuvend për lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, ligji ky që përfundimisht bënë̈ heqjen e homologimit të automjeteve, monopolin e të cilit po e mbajnë̈ Devollët akoma. Këtë̈ javë që po mbetet pas, ishin deputetët opozitar e dëshmuan sjelljen e tyre destruktive sepse ata u larguan nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë, duke pamundësuar kështu votimin e ligjit dhe dërgimin në Kryesi për renditje në seancën plenare për votim final.

Deputetët opozitar, kryesisht ata nga PDK, kanë theksuar se nisma ligjore që ka shkuar në Kuvend, dhe është̈ votuar në leximin e parë, ka vërejtje të cilat i kanë bërë̈ disa prej kompanive, që kinse ndërlidhen me pasojat e mundshme të sigurisë̈ në rrugë. Tani edhe në vepër po tregohet me këto pengesa që opozita po i shpikë ato për ta bllokuar dhe pamundësuar miratimin e ligjit, sikur u larguan nga Komisionet për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe infrastrukturë, duke pamundësuar votimin e ligjit. Kjo është̈ kjo përpjekja e fundit e oligarkëve Devolli që ti blejnë̈ deputetët e Kuvendit të Kosovës me lek dhe ta shtyjnë̈ edhe për një̈ kohë më të gjatë, të blejnë̈ kohë për vazhdimin e monopolit në homologim dhe zhvatje të qytetarëve, kinse derisa të zhvillohet debat i gjerë̈ publik me grupet e interesuara të interesit, me mundësi të bërjes së një̈ Projektligji tjetër nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë̈ së Infrastrukturës.

Edhe opinioni tani po i kupton që këto janë malverzime të opozitës, prandaj populli duhen ta ruajnë durimin sepse gjërat do të ecin përpara dhe ligjet do të jetësohen ditë e për ditë dhe ndërrimet e kuadrove që po pasojnë nëpër institucionet, ato janë shpresa se e mira ka filluar të jetësohet, dhe të këqijat e qeverive të mëparshme tani po dekonspirohen dhe përgjegjësit do të dalin edhe para gjykatave kompetente për veprimet e tyre kriminale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".