Reagon ambasadori gjerman pasi ish-gjyqtari i EULEX-it raportoi para Kuvendit të Kosovës

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 10:45
Reagon ambasadori gjerman pasi ish-gjyqtari i EULEX-it raportoi para Kuvendit të Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shprehet i shqetësuar pse Kuvendi i Kosovës i ka dhënë platformë ish-gjykatësit të EULEX-it, Malcolm Simmons për siç thotë ai kampanjën dezinformuese të Simmons.

Rohde ka mbështetur reagimin e EULEX-it duke e quajtur si përgënjeshtrim bindës për pretendimet e pabazuara të Simmons.

“Përgënjeshtrim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e pabazuara. Unë thjesht habitem pse Kuvendi i Kosovës ende i ofron ish-gjykatësit Simmons një platformë për ta vazhduar këtë fushatë të dezinformimit”, ka shkruar Rohde.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka reaguar pas deklaratave të djeshmetë ish-kryesuesit të gjykatësve të këtij misioni, Malcolm Simmons, i cili ka përmendur shumë skandale që thotë se e kanë karakterizuar këtë mision evropian.

EULEX vlerësoi se deklaratat e Simmons dje në Kuvend janë koleksion i të pavërtetave dhe hamendësimeve. Misioni evropian e akuzon Simmonsin se është përfshirë qëllimisht në një fushatë dezinformimi për ta diskredituar EULEX-in

“Nëse prania e parregullsive ishte aq e qartë për të, atëherë pse ai nuk e kreu punën e tij si mbikëqyrës dhe pse nuk i lajmëroi menjëherë autoritetet e BE-së? Në vend që ta bënte atë, Simmons zyrtarisht raportoi pretendime për shkelje që përfshinin stafin e EULEX-it dhe EEAS-it më 2 shtator 2017, që është vetëm pasi në tetor 2016 kishin filluar disa procedura disiplinore kundër tij për pretendime për shkelje. Pas përfundimit të angazhimit të tij në EULEX, Simmons nuk shërbeu më si gjyqtarë në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, iu është kundërpërgjigjur misionit të BE’së për sundim të ligjit, duke kërkuar që të bëjë një hetim të plotë publik, e më pas “t’ua lënë qytetarëve të Kosovës të gjykojë kush po e thotë të vërtetën”.

Simmons, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Tëitter’, ka thënë se EULEX-i çdoherë e ka zvetënuar të vërtetën dhe drejtësinë. Reagimi i tij vjen si formë kundërpërpërgjigjjeje ndaj deklaratave të misionit për sundimin e ligjit, të cilët i cilësuan deklaratat e Simmons-it sot në Kuvend si “koleksion i të pavërtetave dhe hamendësimeve”.

“EULEX-i vazhdimisht ka shtrembëruar të vërtetën dhe drejtësinë. I ftoj Lars-Gunnar Ëigemark dhe EULEX-in në Kosovë të bashkëpunojnë për një hetim të plotë publik. T’i lëmë qytetarët e Kosovës ta gjykojnë se kush po e thotë të vërtetën”, ka shkruar Simmons.

(Kosova Sot Online)