
Lexoni edhe:
Gashi: Në Deçan po mungon shteti
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Deçanin pas helmimit të më se 1500 qytetarëve të kësaj komune.
Abdixhiku, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës i kanë ofruar ndihmën e nevojshme kësaj komune.
“Komunës fqinje, i ofruam ndihmën e nevojshme – të çfarëdoshme – Komunës së Deçanit, Qeverisë qendrore e gjithë qytetarëve të kësaj ane. Gjothashtu, të gjitha ekipet tona të ekspertëve e profesionistëve, vullnetarëve e strukturave janë në dispozicion të plotë. Sot, të gjithë ndjehemi qytetarë të Deçanit”, ka shkruar ai.
Gashi: Në Deçan po mungon shtetiLexoni edhe:
Tutje, ai ka thënë se nuk është koha t’i hidhet askujt faji dhe se të gjithë duhet të jenë bashkë.
“Gjendja është e rëndë; me fëmijë, gra e burra të shtrirë. Por kjo s’është kohë për të bërë politikë e as për gjueti fajtorësh. Përkundrazi, është koha për ndihmë”, ka thënë tutje ai.
Mbi 1 mijë e 500 persona, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë janë helmuar në Deçan. Dyshimet e para janë se banorët e kësaj komune janë helmuar nga uji i pijshëm.
Ndërsa, komuna e Deçanit sot ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të helmimeve, derisa prokuroria ka filluar hetimet për mënyrën se si ka ardhur helmimi i mbi 1 mijë e 500 personave.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Sot, me bashkëpunëtorë, vizitova Deçanin pas gjendjes emergjente të shpallur si rrjedhojë e helmimit të mbi 1500 qytetarëve tanë. Të gjithë jemi të brengosur dhe bashkëndjejmë për shëndetin e tyre.
Gjendja është e rëndë; me fëmijë, gra e burra të shtrirë. Por kjo s’është kohë për të bërë politikë e as për gjueti fajtorësh. Përkundrazi, është koha për ndihmë. Prandaj, së bashku me Gazmend Muhaxherin, Kryetarin e Pejës, Komunës fqinje, i ofruam ndihmën e nevojshme – të çfarëdoshme – Komunës së Deçanit e Kryetarit Ramosaj, Qeverisë qendrore e gjithë qytetarëve të kësaj ane. Gjothashtu, të gjitha ekipet tona të ekspertëve e profesionistëve, vullnetarëve e strukturave janë në dispozicion të plotë. Sot, të gjithë ndjehemi qytetarë të Deçanit.
Në emër të LDK-së, falënderoj stafin shëndetësor në Deçan dhe gjithë ekipet tjera ndihmëse që po kujdesen ditë e natë për qytetarët tanë. U bëj thirrje të gjithëve, pa dallim, të jemi afër njëri-tjetrit në orë si këto e t’i shtojmë përpjekjet tona kudo që ka nevojë.
Në fund, më lejoni që t’i siguroj të gjithë ata që në këto momente po e vuajnë këtë gjendje me shëndetin e tyre, se ata dhe familjet e tyre nuk janë vetëm.
(Kosova Sot Online)