Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 14:55
Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për numrin e rasteve të reja të infektuara me COVID-19.

Sipas MSH’së, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe, janë regjistruar edhe 12 raste të reja të infektuara me COVID-19.

14 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 879  raste të infektuara me COVID-19.

2 mijë e 264 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi deri tani në vend.

(Kosova Sot Online)