Lajmi i fundit: Vdes një 51-vjeçar në Suharekë, gjendet i varur në litar – Policia jep detaje

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 21:40
Lajmi i fundit: Vdes një 51-vjeçar në Suharekë, gjendet i varur në litar – Policia jep detaje

Një 51-vjeçar ka vdekur në Studeçan të Suharekë, pasi u gjet i varur në litar nga familjarët e tij.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha rasti  është e cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Kjo po cilësohet si vdekje e dyshimtë”, tha Osmanollaj,

(Kosova Sot Online)