
Lexoni edhe:
Përmbytjet në Gjermani, mbi 40 viktima dhe disa të zhdukur
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se gjyqtari që e ka dënuar me 12 vjet burgim, tash është gjyqtar edhe në Gjykatën Speciale.
“Ai gjyqtar që më ka dënuar mua me 12 vjet burgim, i njëjti është edhe në Gjykatën Speciale. Të njëjtit gjyqtarë janë edhe ne Gjykatën Speciale duke punuar”, është shprehur Lushtaku.
Përmbytjet në Gjermani, mbi 40 viktima dhe disa të zhdukur
Lexoni edhe:
Tutje, Lushtaku tha se do t’i ndjrekë të gjitha rrugët ligjore që EULEX’i të përgjigjet për veprimet e tij. Kjo sepse Lushtaku doli i pafajshëm nga apeli, vetëm pasi mbajti 4 vjet burgim.
“Avokati im është duke u marrë me këtë pjesë (për ta paditur EULEX’in). Qëndrimi im 4 vjet në burg nuk shpaguhet, më ka larguar nga familja, nga puna ime. Unë do t i ndjek të gjitha rrugët ligjore që EULEX-i të dalë para drejtësisë”, ka thënë Lushtaku.
(Kosova Sot Online)