Haradinaj: Edhe unë dhe familja e motrës sime u helmuam në Deçan, këto ishin simptomat

  • G.G /
  • 16 korrik 2021 - 08:14
Haradinaj: Edhe unë dhe familja e motrës sime u helmuam në Deçan, këto ishin simptomat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe ai ka qenë në mesin e të helmuarve në Deçan.

Ai ka konfirmuar se edhe vet ka pasur simptoma por jo të mëdha.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha/ Fëmijët e motrës Antigonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

Haradinaj tha se ka një qetësim të gjendjes.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”.

(Kosova Sot Online)