Miratohet në parim shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 17:21
Miratohet në parim shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021

Me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në parim shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se ky projektligj është miratuar në parim.

“Me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, miratohet në parim Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021”, ka thënë Konjufca.

(Kosova Sot Online)