Analisti kosovar zbulon një detaj interesant në udhëzuesin turistik serb për Kosovë e Shqipëri

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 10:12
Analisti kosovar zbulon një detaj interesant në udhëzuesin turistik serb për Kosovë e Shqipëri

Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu ka folur për një detaj interesant që e ka hasur në një udhëzues turistik serb për Kosovë e Shqipëri.

Spahiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në këtë udhëzues kërkohet nga vizitorët që të bëjnë kujdes që të mos veshin rroba me përmbajtje nacionaliste, të flasin anglisht e jo serbisht, të mos provojnë pagesa tjera pos me euro.

"Më bëri përshtypje ky  udhëzuesi turistik serb për Kosovë e Shqipëri. Për Kosovë thotë që të bëjnë kujdes që të mos veshin rroba me përmbajtje nacionaliste, të flasin anglisht e jo serbisht, të mos provojnë pagesa tjera pos me euro etj.etj. për Shqipëri thotë se asnjë nga këto probleme nuk i kanë, por të bëjnë kujdes në trafik, sepse aty shoferët nuk respektojnë rregullat e trafikut" shkruan ai.

(Kosova Sot Online)