Haziri: Sa herë ka qenë nevoja, vendimet i kam marrë në të mirë të LDK’së, idealet s’shkelen për interesa personale

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 14:49
Haziri: Sa herë ka qenë nevoja, vendimet i kam marrë në të mirë të LDK’së, idealet s’shkelen për interesa personale

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka falenderuar strukturat e LDK-së, dhe kryetarin Lumir Abdixhiku për mbështetjen që t’i prijë garës zgjedhore për kryetar të komunës për të tretën herë rresht në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Falëmnderit deri në gjunjëzim të gjitha strukturave të LDK’së për besimin që t’i prijë Gjilanit tonë edhe për një mandat qeverisës. Faleminderit kryetarit të LDK-së, mikut tim, Lumir Abdixhiku, për vizitën e sotme dhe mbështetjen e madhe. Bashkimi dhe uniteti është ajo që LDK’në në Gjilan e identifikon dhe sa herë që kemi qenë bashkë, fitorja ka qenë e madhe – në formë plebishitare, për ta bërë Gjilanin tonë vend të jetueshëm e me dinjitet, ashtu sic edhe e kemi bërë dhe jam krenar për këtë. Të bashkuar, duke e ruajtur njëri-tjetrin si familje, ne do të arrijmë ta ruajmë shtëpinë tonë politike”, ka shkruar Haziri.

Haziri ka shkruar se do të punojë që të kthejë në punë me përgjegjësi për t’i realizuar objektivat.

“Këto gjashtë javë të debatit që është organizuar, ne e kemi marrë mesazhin e qartë, ne do të punojmë që ta kthejmë ne vepër e në punë me përgjegjësi për t’i realizuar objektivat tona”, ka thënë Haziri.

(Kosova Sot Online)