“Varianti Delta, virusi më i rëndë që do të infektoheni gjatë gjithë jetës”

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 13:38
 “Varianti Delta, virusi më i rëndë që do të infektoheni gjatë gjithë jetës”

Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar, me shumë gjasa do të infektohen me variantin Delta të koronavirusit.

Paralajmërimi erdhi në një intervistë për CBS nga Dr. Scott Gottlieb, komisioner i Administratës së Ushqimeve dhe Ilaçeve në kohën e presidentit Trump.

“Për pjesën më të madhe të njerëzve që do të infektohen me variantin Delta, do të jetë virusi më i rëndë me të cilin do të infektohen gjatë gjithë jetës së tyre, sa i përket rrezikut për t’u shtruar në spital”, tha Dr. Gottlieb.

Delta vlerësohet të jetë varianti i koronavirusit që përcillet më lehtë nga një njeri të tjetri.

(Kosova Sot Online)