Vendi ku kryhet fluturimi më i shkurtër në botë, 12 minuta me aeroplan, mbi 2 orë me veturë

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 20:15
Vendi ku kryhet fluturimi më i shkurtër në botë, 12 minuta me aeroplan, mbi 2 orë me veturë

Fluturimi më i shkurtër në botë zgjatë vetëm 12 minuta dhe ndodhë në mes dy vendeve të Norvegjisë.

Nëse niseni me aeroplan nga qyteti Vadso i Norvegjisë, për të zbritur në Kirkenes, ju do të bëni vetëm 12 minuta rrugë.

Ndërkaq nëse niseni me veturë, ky rrugëtim zgjatë 2 orë e 20 minuta, pasi rruga është e gjatë mbi 170 kilometra.

Me aeroplanë ju bëni më pak minuta pasi që aeroplani nuk e bën rrugën e njëjtë dhe kalon nëpër det dhe vija ajrore më pas është shumë e shkurtër.

Më poshtë keni videon dhe mund ta shihni se sa e shkurtër është kjo rrugë, e cila është e xhiruar nga kabina e pilotit:

(Kosova Sot Online)