Rrahje masive në Prishtinë, të gjithë bëhen për spital

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 10:24
Rrahje masive në Prishtinë, të gjithë bëhen për spital

Dje rreth orës 18:37 ka ndodhur një rrahje mes gjashtë personave në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj të gjithë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Prishtinë, 21.07.2021-18:37. Raportohet se si pasoj e një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasoj e përleshjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa, katër të dyshuar lirohen në procedure të rregullt”

(Kosova Sot Online)