KGJK-ja e zbulon dështimin skandaloz, 200 497 lëndë të paprekura nga gjyqtarët që marrin pagat koti!

KGJK-ja e zbulon dështimin skandaloz, 200 497 lëndë të paprekura nga gjyqtarët që marrin pagat koti!
KGJK-ja e zbulon dështimin skandaloz, 200 497 lëndë të paprekura nga gjyqtarët që marrin pagat koti!

Dardan Grapci

  • 22 July 2021 - 08:14

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Raporti zyrtar i KGJK-së për 6 muajt e kaluar, është një raport skandaloz i mos punës dhe dështimit të gjyqësorit të Kosovës, që zbulon se numri i lëndëve që gjykatat kanë pasur në punë gjatë periudhës raportuese, nga janari i këtij viti deri në fund të qershorit, është 251214 lëndë, prej tyre lëndë të reja të pranuara 77195, kurse lëndë të vjetra të trashëguara nga vitet e kaluara figurojnë hiq më pak se 174019 lëndë. Për 6 muajt e kaluar raportohet se janë zgjidhur gjithsejtë vetëm 50717, në të gjitha nivelet e gjykatave, kurse janë në pritje stoku i madh i lëndëve të grumbulluar të pa prekura prej 200 497 lëndë. Kjo është medalja e turpit dhe dështimit të gjyqësorit të Kosovës!

Raporti i parë i Gjyqësorit të Kosovës për 6 mujorin e parë të këtij viti është thjeshtë tentim për të ju ikur lëndëve që kanë të bëjnë me politikan, biznesmen dhe oligarkë të inkriminuar të lodhur me politikën të cilët i kanë dosje për abuzim me ligjin, lëndët e të cilëve po anashkalohen, po zvarriten dhe po fshehën derisa po vjetërsohen. Në fakt ka lëndë të vjetra që nga viti 2001, të cilët thuajse as që janë diskutuar ndonjëherë në gjykatë. Prandaj kjo shifër e lëndëve të reja nuk është aspak e vërtetë, duke e ditur që nga janari e deri në qershor, kemi pasur thuajse më shume vrasje, tentim-dhunime, dhunë ne familje etj, ajo se çka dua të shtoj është se Gjykatat në Kosovë janë duke punuar shumë ngadalë ose ata gjyqtarë janë në shumë të shtyrë në moshë sa që edhe gishtat mezi po ju lëvizin.

Për fat të keq Gjyqësorin e ka kap politika, dhe shumë prej Prokurorëve dhe Gjyqtarëve kanë hyrë në punë në moshën mbi 50 vjeçar/e. Kjo tregon haptas që nepotizmi ende nuk është luftuar, dhe rinia po ikin nga vendi me diploma në duar, ose po punojnë ndonjë punë që është jashtë profesionit që e ka përfunduar. Ajo se çka duhet të ndodhë është se këto lëndë të cilat janë nëpër arkiva, dhe të cilat janë të mbushur me pluhur, duhet urgjentisht të merren në konsideratë, ose ato çështje ti anulojnë dhe pastaj ti njoftojnë palët se më gjykim ndaj tyre nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".