Motori i vetëm fiket në ajër, piloti-student bën ulje emergjence që të lë pa frymë

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 14:39
 Motori i vetëm fiket në ajër, piloti-student bën ulje emergjence që të lë pa frymë

Duhet të ishte një fluturim i zakonshëm prove, por nuk ndodhi ashtu.

Motorri i Cessnës 150J u fik në ajër e nuk jepte më asnjë shenjë jete, duke e kthyer atë moment në një sprovë tmerrësisht të vështirë edhe për një pilot me shumë eksperiencë, jo më pastaj për një djalë të ri i cili është duke mësuar pilotimin.

Megjithatë, Brian Parsley nuk e lëshoi veten. I riu ruajti gjakftohtësinë dhe ndonëse motorri i vetëm i mjetit u bllokua papritur, ai mendon për një ulje emergjence në mesin e një fushe të blertë pasi pista e aeroportit ishte shumë larg.

Studenti-pilot arrin ta kontrollojë avionin në mënyrë të shkëlqyer duke e cuar drejt një zbritjeje të butë. Në fund, e uli në tokë pa i shkaktuar asnjë dëm as mjetit, as vetes, e kjo u përshëndet menjëherë si provë e jashtëzakonshme aftësie, kthjelltësie të të menduarit dhe sigurie.

(Kosova Sot Online)