Kapen shimpanzetë që vrasin gorilla

  • E.K /
  • 23 July 2021 - 12:50
 Kapen shimpanzetë që vrasin gorilla

Ekipet e shkencëtarëve për herë të parë kanë rastisur të shohin “luftime” në mes të shimpanzeve dhe gorillave, diçka që nuk besohej se do të ndodhte.

Ekspertët që vëzhgonin dhjetëra shimpanze në Parkun Kombëtar Loango, në Gabon kishin pritur që ata të ishin të relaksuar rreth gorillave.

Por ndërsa të dy speciet ishin zakonisht të qeta, studiuesit u befasuan kur panë sulme nga rasti në rast, shkruan CNN.

“Në fillim, ne vetëm vërejtëm bërtitje të shimpanzeve dhe menduam se po vëzhgonim një takim tipik midis individëve të komuniteteve fqinje të shimpanzesë”, tha Lara M. Southern, autorja kryesore e studimit, në një njoftim për shtyp.

“Por më pas, ne dëgjuam rrahjet e gjoksit, një shfaqje karakteristike për gorillat, dhe kuptuam që shimpanzetë kishin hasur në një grup gorillash,” shtoi ajo, duke iu referuar sulmit të parë që ekipi pa, në vitin 2019.

Grupi i ekspertëve, nga Universiteti Osnabrück dhe Instituti Max Planck për Antropologji Evolucionare në Gjermani, botoi gjetjet të hënën në revistën Nature.

Të dy takimet që ata regjistruan, të cilat zgjatën 52 dhe 79 minuta, panë shimpanzetë të formonin koalicione dhe të fillonin sulmet ndaj gorillave.

(Kosova Sot Online)