Asnjë i vdekur, 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 23 July 2021 - 14:59
Asnjë i vdekur, 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

19 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend. Raste të vdekjes s’janë regjistruar.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një infografike në faqen zyrtare.

MSH’ja ka bërë me dije se këto raste janë konfirmuar pas testimit të 2 mijë e 267 mostrave.

(Kosova Sot Online)