Thaçi ishte shantazhuar, i kishte siguruar Vuçiqit marrëveshje për ndarje të plotë të veriut të Kosovës

Thaçi ishte shantazhuar, i kishte siguruar Vuçiqit marrëveshje për ndarje të plotë të veriut të Kosovës

Gani Qarri

  • 23 July 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Pushtetarët e lartë të shtetit serb, sot po e dekonspirojnë vet, komplet të vërtetën e hidhur të pazareve të fshehta të Thaçit, të zbuluara nëpër mediat ndërkombëtare qysh para disa vitesh, si dhe ekzistimin e planit konspirativ në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit që në emër të kompromisit dhe arritjes së marrëveshjes mes dy shteteve, në finale të bisedimeve, të gllabërohej veriu me pjesët më vitale të Kosovës, nga Serbia fashiste.

Pasi që kuislingu Hashim Thaçi dhe SHIK-u & Co, me aventurat e tyre të rrezikshme, degjeneruan deri në atë masë dialogun me Serbinë, sa që krijuan edhe përshtypjen te një pjesë e opinionit vendor, se normalizimi i marrëdhënieve me shtetin okupator serb, mund të arrihej vetëm përmes ndarjes së Kosovës dhe faljes së pjesëve më vitale të vendit tonë, Serbisë okupatore, te krimineli Vuçiq, Daçiqi dhe udhëheqësit tjerë serb, u krijuar përshtypja, se ndarja e Kosovës , jo vetëm që ishte punë e kryer, por dhe akt, tanimë i “përfunduar”.

Kështu që pas ndarjes së Mitrovicës menjëherë pas lufte nga Thaçi dhe Veseli si dhe legalizimi i dëbimit me dhunë, të dhjetëra mijëra shqiptarëve nga Veriu i Kosovës, me 2013 Thaçi nënshkroi edhe krijimin e asociacionit një etnik serb, nënshkrim i cili u përsërit dhe zgjerua me kompetenca shtetërore, me 2015 edhe nga Isa Mustafa, prej kur dhe filloi kolonizimi praktik nga Serbia, i veriut të Kosovës.

Madje për fatin e keq të shqiptarëve, sidomos atyre të veriut, megjithëse u dëshmua se kjo marrëveshje ishte edhe kundër-kushtetuese, nga ajo kohë (2015) u lejuan ndërtimet ilegale të lagjeve serbe me nga 300 shtëpi, miratua në heshtje dëbimi i mijëra shqiptarëve dhe ndryshimi i strukturës etnike të veriut, nga Serbia, i cili edhe sot vazhdon, ku sapo u përfundua lagja e ashtuquajtur "Lugina e Diellit", për vendosjen e ardhacakëve dhe kriminelëve serb, në shenjë shpërblimi për dëbimin e shqiptarëve, si kolonizator të rinj modern të Kosovës.

Aso kohe, duke parë kundërshtimin e fuqishëm të qytetarëve, kuislingu Thaçi dhe krimineli Vuçiq, kamufluan ndarjen si shkëmbim territoresh dhe sipas këtij projektit të kamufluar, në emër të shkëmbimit të territoreve, Serbisë do ti falej komplet veriu dhe pjesët më vitale të Kosovës, duke i dhënë Kosovës vetëm ndonjë nga fshatrat e zbrazura e pa banor në Kosovën lindore.

Ndaj ky dhe do të ishte gabimi më fatal dhe çmimi më i shtrenjtë humbës për Republikën e Kosovës, pasi që Medvegja, Bujanoci e ndoshta edhe vet pjesa më e madhe e Preshevës, nëse jo e tëra, me fshatrat më të populluara me shqiptar, hekurudha si dhe rruga ndërkombëtare që kalojnë nëpër vendbanimet dhe tokat shqiptare më të rëndësishme në atë pjesë, do të mbeteshin serish nën Serbi.

Vetëm zbritja e Hashim Thaçit nga aeroplani me të cilin ai ishte nisur të shkonte te Grenelli në Amerikë për ta jetësuar ndarjen dhe arrestimi i tij nga Gjykata Speciale, e çakordoi përfundimisht projektin e dialogut të fshehtë dhe pamundësoi arritjen e kësaj marrëveshje të trishtë, të synuar nga Thaçi dhe Vuçiq, me shkuesi të mikut për kokë të Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramës e spiunit të Stanishiqit, Baton Haxhiut, të cilët në ditët më të vështira, i bënë argatin më të keq Kosovës, duke insistuar me këmbëngulje dhe bërë propagandë të pështirë gjithandej, ku flitej shqip, për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të saj Serbisë.

Kështu që ardhja e Albin Kurtit në pozitën e kryeministrit e Vjosa Osmanit në atë të Presidentes së vendit, i varrosi përfundimisht dhe përgjithmonë edhe ëndrrat e Serbisë fashiste, për gllabërimin e Veriut dhe pjesëve më vitale të vendit tonë, plan që kishte për qëllim përfshirjen edhe të pjesës më të madhe të Trepçës e Ujmanin dhe krejt këtë në emër të pazareve me territore Thaçi-Vuçiq, të ashtuquajtur si kompromis, kryekëput në dëm kolosal të shtetit të Kosovës.

Madje, pas Vuçiqit edhe vet kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, tanimë doli dhe e vërtetoi publikisht se një projekt i tillë, vërtetë ka ekzistuar, i cili për fatin e mirë të Kosovës, pas deklasimit të thaqëve, haradinajve, limajve, goran rakiqëve etj, nga votuesit në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ardhjes së Qeverisë së re, planet e tilla edhe kanë rënë në ujë dhe dështuar tërësisht, duke shpëtuar Kosovën nga ndarja.

Për aq më tepër, kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi xhuxh i Partisë Socialiste serbe, Ivica Daçiq, pas fillimit të dialogut me kryeministrin Kurti, është deklaruar krejt shpresëhumbur për mundësinë e shantazhimit ndaj Kurtit, siç veprohej në kontinuitet për dhjet vite me radhë, ndaj Thaçit, Isa Mustafës, Hotit e të tjerëve, të cilët duket se me shumëçka, ishin të shantazhuar dhe e kishin bishtin të zënë nga Serbia.

Ndaj dhe në procesin e dialogut mbi dhjetëvjeçar, çdo herë dilte fitues Vuçiqi dhe Serbia, e cila vetëm me marrëveshjen për asociacionin një etnik serb, të nënshkruar nga Thaçi me 2013 dhe përsëritur nga Isa Mustafa, nga viti 2015, vazhdon ndërtimin e egër të lagjeve të tëra me nga 300 e më tepër shtëpi dhe kolonizimin e heshtur të veriut me ardhacak serb edhe nga Bosnja e Kroacia, të cilët mund të kenë bërë shumë krime lufte në vendin e vet, siç bënë edhe në Kosovë duke i dëbuar dhjetëra mijëra shqiptar nga vatrat e veta në veri, për të mos mundur të kthehen më, sot atëherë në vatrat e veta edhe pse veriu është territor i Kosovës.

Prandaj Daçiq me të drejtë ka deklaruar plotësisht i bindur, se nga bisedimet aktuale midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, asnjë rezultat kapital nuk mund të pritet as arrihet në dëm të Kosovës, pasi që me shkuarjen e Hashim Thaçit në Hagë, as perëndimi nuk do të insistojë të bëjë trusni ndaj palës kosovare, për ndarjen e vendit të tyre.

Kjo për vet faktin e ditur mirë dhe botërisht nga të gjithë, se as ndarjen dhe faljen e veriut të vendit tonë- Serbisë fashiste, nuk e kishte kërkuar asnjëherë BE dhe SHBA, por e kishte ideuar vet kuislingu Hashim Thaçi për ta shpëtuar veten nga Specialja, të cilës me gjithë përpjekjet për ndarjen dhe sakatimin e Kosovës, nuk mundi ti ikte, ndaj dhe u arrestua dhe tash e gati një vit po mbahet i burgosur në Hagë.

Daçiq ka shtuar, po ashtu, se problemi këtu nuk është se shqiptarët e Kosovës nuk do ta respektonin marrëveshjen e Brukselit, por se, pas arrestimit të Thaçit nga Specialja, bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i shtrëngojë shqiptarët, pasi që Thaçi kishte vet vullnet për të bërë lëshime, ndaj dhe ishte shumë më lehtë të bisedohej me Hashim Thaçin, sepse ai dhe ishte i gatshëm të bënte kompromis në kurriz të Kosovës’, u shpreh përafërsisht kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, i cili i di mirë se si shkuan rrjedhat e dialogut dhe pazaret konspirative që u bënë për mbi dhjet vite me radhë, prapa shpinës së qytetarëve të Kosovës, nga kuislingu Hahim Thaçi dhe krimineli e ministri dhe bashkëpunëtori i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".