Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

  • S.A /
  • 24 July 2021 - 08:29
Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës dhe trupi i viktimës mashkull kosovar është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se në fshatin e lartcekur është gjetur një trup i pa jetë i viktimës mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online )