“Dhimbje shumë e madhe”, humbi të atin në aksidentin tragjik, rrënqeth me fjalët i biri i shoferit

  • G.G /
  • 25 July 2021 - 22:35
“Dhimbje shumë e madhe”, humbi të atin në aksidentin tragjik, rrënqeth me fjalët i biri i shoferit

Një aksident tragjik u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë, midis të cilëve edhe fëmijë të mitur.
Bilanci tragjik i aksidentit në Kroaci ku ndodheshin udhëtrë nga Kosova. Mediat kosovare, kanë publikuar rrëfimi e djalit të shoferit që mbeti i vdekur në aksident.

Adhurim Sylmetaj, djali i Naserit (shoferi që mbeti i vdekur) ka thënë se i ati kishte rreth 8 muaj që kishte filluar punën në autobusat e linjës Frankfurt – Prishtinë. Gjithashtu djali ka treguar se i ati ka bërë 3 ditë rrugë dhe vetëm një natë gjumë, pasi i është dashur të nisej mëngjesin e ditës tjetër për në Kosovë.

“Herën e fundit që kam folur me të ka qenë në momentin kur ka kaluar kufirin Gjermani – Austri”.

Ai është nisur para 3 a katër ditëve dhe në momentin që kanë mbërritur, vetëm mbrëmje kanë pushuar, e të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 është nisur për Kosovë”, ka thënë Adhurimi.
Gjithashtu djali ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka prekur jo pak me fjalët dedikuar të atit të ndjerë.

“Ah mar bab dhimta shum e madhe malli shum i madh at dit kur t kom qu te autobusi tkom perqaf po pak bre ishalla zoti ngjenet”, shkruan djali.

(Kosova Sot Online)