Ministria e Infrastrukturës përmes Nexhat Krasniqit, nënshkruan kontratë mbi 220 mijë Euro pa hapur tender

  • A.P /
  • 27 July 2021 - 23:05
Ministria e Infrastrukturës përmes Nexhat Krasniqit, nënshkruan kontratë mbi 220 mijë Euro pa hapur tender

Ministria e Infrastrukturës, që po drejtohet nga dyshja Liburn Aliu e Hysen Durmishi serish kanë nënshkruar një kontratë me procedurë të mbyllur prokurorimi, pa tender. Vlera e kësaj kontrate kalon mbi 200 mijë Euro.

Ministria e Infrastrukturës ka negociuar dhe nënshkruar pa tender një kontratë në vlerë 226 mijë euro pa tender, që lidhet me zgjatjen e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kontrata e nënshkruar para gati dy javesh, pa tender, në procedurë të mbyllur negocimi i është dhënë grupit të operatorëve ekonomik “Velkom KS SH.P.K.”; “AE Consulting, Inc.”.

Në njoftimin për dhënien e kontratës nuk figuron ndonjë emër si personi kontaktues i kompanisë në fjalë, derisa përveç adresës është dhënë edhe një numër telefoni, sipas ‘Reporteri.

Derisa personi kontaktues i ministrisë figuron shefi i prokurorimit të MMPHI-së, Nexhat Krasniqi.

(Kosova Sot Online)