Disa nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik bashkohen me familjarët, nisen për në shtëpitë e tyre

  • A.P /
  • 27 July 2021 - 23:24
Disa nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik bashkohen me familjarët, nisen për në shtëpitë e tyre

Disa prej të mbijetuarve nga aksidenti tragjik në Kroaci tashmë janë takuar me familjarët e tyre në aeroportin e Prishtinës.

Disa prej tyre tashmë janë nisur për në shtëpitë e tyre nën përcjelljen e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës u ka shpërndarë ujë familjarëve të cilët po presin para Aeroportit të Prishtinës.

Familjarët e mërgimtarëve kanë dalë me lule në dorë që mirëpresin më të dashurit e tyre që i mbijetuan aksidentit tragjik, ku mbetën të vdekur 10 persona.

(Kosova Sot Online)