Lexoni edhe:
Partitë politike opozitare po shndërrohen në ndërmarrje të rrezikshme kriminale!
Ish-kreu i pneumologjisë së spitalit Carlo Poma në Mantua, Itali, Giuseppe De Donno ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.
De Donno ishte ndër të parët që filloi trajtimin e Covid me transfuzione hiperimune të plazmës, terapia e diskutueshme që përfshinte infuzionin e gjakut të infektuar me koronavirus, të trajtuar në mënyrë të përshtatshme, në pacientë të tjerë të infektuar.
Partitë politike opozitare po shndërrohen në ndërmarrje të rrezikshme kriminale!Lexoni edhe:
Në fillim të qershorit ai kishte dhënë dorëheqjen nga spitali Mantua për të filluar, më 5 korrik, profesionin e ri të mjekut të përgjithshëm në Porto Mantovano.
Trupi i ish-pulmonologut u gjet nga anëtarët e familjes në shtëpinë e tij në Eremo, një fshat i Curtatone, ku ai jetonte me gruan e tij Laura dhe dy fëmijët.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë me dije, por paraprakisht dyshohet për vetë vrasje ndërsa prokurorët po hetojnë për të përjashtuar çdo mundësi tjetër.
Kura e tij plazmatike për Covid-in nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet e eksperimentit të tij dukeshin të ishin pozitive.
Në më shumë se një rast, plazma hiperimune solli reagime të shkëlqyera nga trupat e pacientëve, duke ulur presionin mbi spitalet në periudhën e valës së parë.
Kohë kur vaksina ende nuk ishte përgatitur.
(Kosova Sot Online)