Mediat serbe: Vuçiq, Vulin e Daçiq, trashëgimtarë të politikës së partnerëve të tyre, që kryen krime mizore ndaj shqiptarëve

  • G.G /
  • 28 July 2021 - 11:17
Mediat serbe: Vuçiq, Vulin e Daçiq, trashëgimtarë të politikës së partnerëve të tyre, që kryen krime mizore ndaj shqiptarëve

Mafia serbe, e cila veproi, vrau brutalisht, copëtoi, pastaj i varrosi në pjesë, dogj dhe bluajti trupat e njerëzve gjatë viteve ’90-ta, nuk e bëri atë me trupat dhe kufomat nga qërimi i hesapeve të grupeve mafioze, por me trupat e civilëve.

U veprua kështu me trupat e fëmijëve të moshuarve, grave dhe viktimave të tjera të pafajshme të luftës, të kombeve të ndryshme jo serbe.

Siç shkruan gazeta serbe “Danas”, edhe atëherë, sikurse sot, mafia kishte një lidhje të thellë me përfaqësuesit e shtetit, domethënë, shteti doli të ishte organizatori i saj, më saktësisht mbledhësi i vrasësve gjakatarë në formacionet që ata i quanin para-shtetërore, në mënyrë që të fshihnin lidhjen e vet dhe pjesëmarrjen në krime.

Qeveria e atëhershme kriminale e luftës organizoi formacione para -shtetërore për therje, copëtim, prerje trupash me një lidhje tjetër të dukshme dhe paralele me momentin aktual, në të cilin opinioni dëshmon për krimet e grupit mafioz të Veljko Belivuk – me regjistrimin e provave, akteve të vrasjeve dhe brutalitetit me video kamerë.

Regjisorët e këtyre skenave të tmerrshme nga ferri, në të cilat, pas vrasjeve brutale, trupat e kufomave, civilë të pafajshëm, janë copëtuar, sjellë në kamionë dhe shpërndarë në varre në të gjithë Serbinë, edhe pse nuk ishin të pranishëm në teren, por nën komandën e tyre tinëzare i kryente armata e vrasësve gjakftohtë, natyrisht ishin zyrtarët më të lartë shtetërorë – Sllobodan Millosheviq, Mirjana Markoviq, Vojislav Sheshel …

Menjëherë prapa tyre, qëndronin krenarë, me dëshirën për t’u ekspozuar sa më shumë në atë realitet të errët kriminal, ishte pikërisht treshja e pushtetit aktual – Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin, Ivica Daçiq.

Më tej gazeta serbe shkruan se, për lidhjen e klanit mafioz të Veljko Belivuk me treshen aktuale në pushtet, trashëgimtarët e drejtpërdrejtë, dëshmitarët dhe pjesëmarrësit në kohën e lidhjes së Millosheviqit, Markoviqit dhe Sheshelit me Skorpionët (Akrepët), tigrat e Arkanit dhe kasapët e tjerë pro-serbë, do të vërtetohen faktet në një të ardhme të afërt ose të largët, pavarësisht nga faktet, të cilat tashmë janë shfaqur qartë, e të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis këtyre pushtetarëve gjakpirës dhe publikut (të cilën e formësojnë duke abuzuar me mediat, si pushteti aktual ashtu edhe pushteti i viteve 90’ta), sipas dokumenteve video dhe audio, prova të regjistruara të krimeve.

Kohët e fundit kemi mundur të dëgjonim si një shpjegim dhe përpjekje për të justifikuar veprimin e Aleksandar Vulinit, ministrit të Brendshëm – transmetimit me trupa të prerë dhe kufomave të shkaktuara në përplasjet mafioze të klanit Belivuk me të tjerët.

Siç tha presidentja e Rrjetit Elektronik të Mediave, Olivera Zekiq, transmetimi i këtyre skenave nga ferri para një publiku shumëmilionësh kishte një funksion edukativ. Duke pasur parasysh se këto janë sinjale gjithnjë e më të forta dhe tregues se këta vrasës brutalë u rritën dhe u zhvilluan pothuajse me regjimin e Aleksandar Vuçiq, mbase ky karakter edukativ është shteruar në synimin e regjimit që shoqëria të ballafaqohet dhe të merret me armiqtë e saj brenda rrethit mafioz dhe ta përcaktojnë qartë atë në realitetin e kufomave të copëtuara në anën e vet.

Sidoqoftë, nëse e injorojmë këtë rezultat dhe përshkrim gjithnjë e më real të realitetit lokal socio-politik dhe pretendojmë se janë njerëzore dhe normale këndet civilizuese të vëzhgimit janë akoma të mundshme, mbi shpjegimin e shfaqjes së fundit të filmimeve të kufomave nga përballja mafioze si edukative, mund të shihet si një çështje e një natyre edukative, gjithashtu.

Kjo pyetje i referohet asaj që quhet në shkencë – ballafaqimi me të kaluarën kriminale të luftës, drejtësinë kalimtare. Duke dalë nga shoqëria nga narrativa kriminale dhe duke shenjtëruar realitetin në të cilin individët në emër të popullit, kryen masakrat më të egra ndaj popujve të tjerë.

Ndryshe, para më pak se një vit, në guroren “Kizhevak” në Komunën e Rashkës afër kufirit me Kosovën, u zbulua lokacioni i pestë në Serbi, ku u gjetën eshtrat e civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë në 1999.

(Kosov Sot Online)