Rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 15:05
Rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe  58 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 16 persona nga COVID-19.

Deri tani në Kosovë  108 mijë e 131 persona janë infektuar me COVID-19.

2 mijë e 265 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

(Kosova Sot Online)