I jepet lamtumira e fundit 46-vjeçarit nga Podujeva që vdiq në aksident në Kroaci

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 18:29
I jepet lamtumira e fundit 46-vjeçarit nga Podujeva që vdiq në aksident në Kroaci

Sevdail Rrustemi, 46-vjeçar, nga Pakashtica e Podujevës mbeti i vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e diel në Kroaci.

Bashkë me të ndjerin, në autobus ishin edhe bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, të cilët pësuan lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë edhe mjekësor në shtetin kroat, ka njoftuar vëllai i të ndjerit.

Para pak çastesh mes dhimbjes e lotëve iu dha lamtumira e fundit 46-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)