Harrojeni valën e nxehtësisë këtu, shikoni temperaturat në Lindjen e Mesme

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 19:49
Harrojeni valën e nxehtësisë këtu, shikoni temperaturat në Lindjen e Mesme

Rajoni ynë po përballet me valën më të re të nxehtësisë afrikane e cila po vështirëson jetën normale sidomos gjatë orëve të ditës, megjithatë kjo është krejtësisht normale për këtë periudhë kohore, ngase jemi në gjysmën e stinës më të nxehtë të vitit.

Përderisa temperaturat në Kosovë dje kanë arritur deri në 38 gradë Celsius sa u regjistrua në Gjakovë ndërsa ajo mund të prekë dhe ndoshta edhe 40 pas disa ditëve më fuqizimin e masës së nxehtë afrikane.

Krahasuar me Lindjen e Mesme këtu vala e nxehtësisë “as që do të duhej të përmendej”, ngase temperaturat në Irak sot kanë arritur deri në 52 gradë Celsius. Për më shumë hollësi shikoni foton.

(Kosova Sot Online)