Një grua e mban në kuletë disa javë pa e ditur tiketën fituese të 32 milionë eurove

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 11:08
Një grua e mban në kuletë disa javë pa e ditur tiketën fituese të 32 milionë eurove

Një grua në Gjermani disa javë nuk e ka ditur se kishte në kuletë një tiketë që e shpallte fituese të gati 33 milionë eurove në jackpot-in e lotarisë.

Gruaja 45-vjeçare tha i merren mend kur kujton që pa dashur e mbante tiketën fituese me vete për disa javë, shkruan Independent.

Ajo ishte fituesja e vetme e shortit të tërhequr më 9 qershor, sipas lotarisë “Lotto Bayern”, e cila nuk e identifikoi fituesen.

Nëna e një vajze i kishte zgjedhur sipas rastësisë numrat në tiketë para se ta fuste atë në kuletë. “Ende trullosem nga mendimi se pa kujdes mbaja gati 33 milionë euro në kuletë për disa javë”, tha ajo.

Ajo e kishte blerë tiketën e lotarisë për vetëm 1 euro e 20 centë në fillim të vitit të kaluar. Gjermanja tha se nuk ka në plan që të luajë përsëri pas fitimit të shumës marramendëse.

“Lotto Bayern” e citoi gruan të ketë thënë se shuma është “më se e mjaftueshme për bashkëshortin, vajzën dhe mua”.

Lotaria tha se gruaja fituese synon që të hollat t’i shpenzojë për një jetë më të shëndetshme dhe për të bërë më shumë për mjedisin.

(Kosova Sot Online)