Ish-marinsi tregon si ta siguroni dhomën e hotelit

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 11:16
Ish-marinsi tregon si ta siguroni dhomën e hotelit

Robini, ish-marins dhe përdorues i aplikacionit TikTok nga Holanda, i njohur për videot e tij rreth trikave të ndryshëm, ka publikuar një video të re, në të cilën tregon se si të qëndroni më të sigurt në hotel.

Ai pretendon se tri gjërat e vetme që ju nevojiten janë një rrip, një gotë dhe një hekur për mbajtjen e perdes së banjës. Sipas tij, këto objekte mund të përdoren për ta bllokuar derën me “metodën trekëndëshe”.

Holandezi me mbi 3.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale fillon me mbulimin e dorezës së derës me një rrip, duke e sjellë atë edhe nëpër shulin e derës e më pas përsëri në dorezë, duke thënë se kjo e vështirëson heqjen e shulit nga dera.

Pastaj, ai vendos një gotë në dorezën e derës, për të cilën thotë se bën zhurmë, nëse ndokush mundohet ta shtypë dorezën për të hyrë në dhomë, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Rasti i tretë mund të përdoret në raste më ekstreme. I riu e largon shkopin e perdes së banjës për t’i bërë presion derës që të pamundësohet hapja.

https://www.gazetaexpress.com/?jwsource=cl

(Kosova Sot Online)