Kryeministri Kurti ia uron 31-vjetorin Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak

  • G.G /
  • 29 July 2021 - 12:39
Kryeministri Kurti ia uron 31-vjetorin Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak

Në përvjetorin e 31-të të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak, kryeministri Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi kryetarit të saj, Sulejman Ugljanin.

Kryeministri Kurti ka vlerësuar kontributin e kësaj partie për mbrojtjen e të drejtave të boshnjakëve në ish-Jugosllavi dhe angazhimin kundër diskriminimit etnik e fetar.

“Më vjen mirë që sot partia juaj i ka bashkuar forcat me partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe mbrojnë së bashku të drejtat e të dy popujve në Kuvendin e Serbisë, ka shkruar në urim kryeministri Kurti”, ka shkruar ai.

Urimi i plotë:

I nderuari z. Ugljanin,

Në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe në emrin tim personal, shfrytëzoj rastin t’ua uroj përvjetorin e 31-të të themelimit të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak.

Partia e Aksionit Demokratik ka qenë prijëse e përfaqësimit politik të boshnjakëve në ish- Jugosllavi, derisa ju si dega e saj në Sanxhak, nuk keni pushuar së luftuari për liri e barazi, për drejtësi e mirëqenie, për të gjithë, kundër diskriminimit etnik e fetar ndaj popullit tuaj.

Më vjen mirë që sot partia juaj i ka bashkuar forcat me partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe mbrojnë së bashku të drejtat e të dy popujve në Kuvendin e Serbisë.

Želim vam puno plodnog rada i uspjeha u vašoj daljnoj političkoj djelatnosti.

Sa poštovanjem,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)