Vajza nga Kukësi merr vëmendje shkaku i ngjashmërisë me Presidenten Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 08:24
 Vajza nga Kukësi merr vëmendje shkaku i ngjashmërisë me Presidenten Vjosa Osmani

Një vajzë nga Shqipëria ka marrë vëmendjen e ndjekësve të shumtë në rrjetin social “TikTok”, e së fundmi ajo është komentuar mjaft shumë edhe për pamjen e saj, për të cilën u tha se ka ngjashmëri të madhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Beby_ot”, është emri që ajo ka vendosur në llogarinë e saj në “TikTok”, e ku në vazhdimësi ndan video atraktive me ndjekësit e saj.

Shqiptarja nga Kukësi e  ndjekur nga 31 mijë persona, së fundmi ka publikuar një video ku ka thënë se ka ngjashmëri me presidenten Osmani, pasi që ka flokët kaçurrela e po ashtu edhe mollëzat.

“Të gjithë në komentet e videos së fundit më keni thënë që ngjajë me Vjosa Osmanin, besoj që ngjajë nga mollëzat dhe flokët”, thotë ajo në videon e fundit të shpërndarë.

Rrjeti social  “TikTok”, po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga përdoruesit e saj, e sipas të dhënave ky aplikacion numëron më shumë se një miliard përdorues. Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë gjatë karantinës në vitin 2020.

 

@beby__ot

???###Ngjaj??##comment

♬ original sound - ?

(Kosova Sot Online)