Një ditë pas Open Balkan, Donika Gërvalla udhëton në Shkup për t’u takuar me Zoran Zaevin

  • E.K /
  • 30 korrik 2021 - 08:13
 Një ditë pas Open Balkan, Donika Gërvalla udhëton në Shkup për t’u takuar me  Zoran Zaevin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të jetë në vizitë zyrtare në Shkup.

Ambasada e Kosovës në Shkup me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Gërvalla do të zhvilloj vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ajo do të pritet nga krerët institucional si presidenti Stevi Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Xhafer Tahiri, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Temë kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.

Ministrja, gjithashtu do të ketë agjendë të ngjeshur me aktivitete tjera me institucione lokale dhe aktivitete tjera kulturore.

(Kosova Sot Online)