Blerim Latifi: Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka bindur një shtet të madh ta tërheqë njohjen e Kosovës

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 11:09
Blerim Latifi: Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka bindur një shtet të madh ta tërheqë njohjen e Kosovës

Filozofi Blerim Latifi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ka marrë vesh prej  një burimi të mirëinformuar se Serbia me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka arritur ta bindë një shtet të madh për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Latifi tutje ka shkruar se këto zhvillime po ndodhin në kohën kur kryeministri shqiptar, Edi Rama diskutoi në Shkup për “Open Balkan”, së bashku me presidentin serb.

“Para disa ditësh, prej një burimi të mirëinformuar, e mora vesh se Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ia ka arritur ta bindë një shtet të madh e të rëndësishëm për ta tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa  Edi Rama, midis Shkupit, na e paraqet Vuçiqin si lider progresi, si lider që po punon për mirëqenien e Ballkanit”, tha ai.

“Burimi i informatës ma dha edhe emrin e shtetit, por m’u lut të mos e them publikisht.  Ndërkaq, neve s’na mbetet tjetër përveçse edhe njëherë t’i hedhim sytë nga Amerika, për të na shpëtuar nga një fatkeqësi tjetër e madhe diplomatike, e përgatitur me aq mund dhe gjatë nga lideri i Open Balkan, miku i Ramës dhe armiku ynë numër një, Aleksandër Vuçiq”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)