Ramush Haradinaj shkon për ngushëllime te familjet e viktimave të aksidentit, publikon foto nga vizitat

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 15:20
 Ramush Haradinaj shkon për ngushëllime te familjet e viktimave të aksidentit, publikon foto nga vizitat

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci.

Haradinaj ka publikuar edhe fotografi nga këto vizita, derisa ka thënë se forca e familjeve shqiptare në përballimin e dhembjeve është e jashtëzakonshme.

“Në Randobravë, Krushë të Madhe, Malësi të Vogël, Gjakovë, Lipovec, Devë, Baballoq e Junik, vizitova familjet që humbën të dashurit në aksidentin tragjik të 25 korrikut në Kroaci.

E jashtëzakonshme është forca e familjeve shqiptare në përballimin e dhembjeve. Lutemi që kurrë të mos na godasin tragjedi të tilla”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)