Kjo është letra që Ganimete Musliu thotë se ia dërgoi Prindon Sadriu, me emër të Presidentes

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 12:10
 Kjo është letra që Ganimete Musliu thotë se ia dërgoi Prindon Sadriu, me emër të Presidentes

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar sot në Kuvend se nga adresa e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i ka ardhur një letër e cila ishte e shkruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Deputetja e PDK-së deklaroi se letra i ka ardhur në postën e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq tha se në atë letër, Sadriu e ka kërcënuar me padi civile.

Në letrën që ka siguruar express, Sadriu i kërkon Musliut të kërkojë falje publike, për një deklaratë që e ka thënë në emision.

“…ta keni parasysh se shpifjet që keni bërë më kanë shkaktuar mua dhe familjes sime dëme të pariparueshme, për të cilat dëme ju jeni personalisht përgjegjëse”, thuhet ndër të tjera në letrën e Sadriut drejtuar Musliut.

Sadriu tutje e ka paralajmëruar Musliun se do të ngritë padi civile ndaj saj.

“…ju njoftoj se së shpejti do të paraqes një padi civile për shpifje kundër jush. Në këtë padi, ndër të tjera, do të kërkojmë edhe kompenzimin e dëmit që më keni shkaktuar me shpifjet që keni bërë”, ka shkruar Sadriu.

Ndërkaq Musliu ka deklaruar  se edhe ajo do të ngritë padi ndaj Prindon Sadriut.

Kjo është letra e plotë që ka arritur në adresën e deputetes Ganimete Musliu.

(Kosova Sot Online)