Lamborghini mbetet pa karburant në qendër të Prishtinës, e shtyejnë disa persona

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 16:33
Lamborghini mbetet pa karburant në qendër të Prishtinës, e shtyejnë disa persona

Një Lamborghini, që është një nga veturat më të shtrenjta dhe më luksoze sportive në treg, ka mbetur pa karburant në qendër të Prishtinës.

Kjo ngjarje e rrallë, përbërës i së cilës ishte Lamborghini, ka bërë që disa persona ta shtyejnë veturën me origjinë italiane të shtunën në mbrëmje.

Momenti kur persona e shtyejnë veturën, ka thënë se ajo ishte fikur, pasi kishte mbetur pa karburant.

Lamborghini njihet si prodhues i veturave të jashtëzakonshme dhe kryevepra që kanë bërë histori në tregun e automjeteve.

Kjo markë italiane e veturave është në mesin e pak markave luksoze që janë tepër të shtrenjta.

Lamborghini prodhon një numër shumë të kufizuar veturash, duke vërtetuar se prodhimi i një serie të vogël të çdo produkti të nivelit të lartë krijon mungesë dhe një mjedis ekskluziviteti mes atyre që do t’i posedojnë.

(Kosova Sot Online)