Aksident në Gjakovë, tetë persona të lënduar

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 16:18
Aksident në Gjakovë, tetë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Qerim të Gjakovës, ku si pasojë, tetë persona kanë mbetur të lënduar

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

“Po, dy vetura janë të përfshira. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona. Bëhet fjalë për lëndime të lehta. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi”, tha ai.

Sipas Xhurkajt, shkaktar i aksidenti ka qenë drejtuesi i njërës veturë, oi cili ka bërë tejkalim të pasigurt, duke goditur veturën tjetër.

(Kosova Sot Online)