Zjarr edhe në fshatrat e Istogut

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 15:06
 Zjarr edhe në fshatrat e Istogut

Në fshatrat Prekallë dhe Llukafc të Komunës së Istogut është përhapur zjarri.

Banorët kanë deklaruar se zjarri në fshatin Prekallë tashmë është lokalizuar.

“Ne jemi në vend të ngjarjes në fshatin Prekallë, zjarri është lokalizuar. Rreziku ka kaluar dhe gjendja është nën kontroll”, kanë deklaruar banorët.

Ndërkaq edhe në fshatin Llukafc, zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendngjarje.

Banorët e këtij fshati kanë thënë se gjendja momentalisht është stabile.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te zjarri në këto dy fshatra.

(Kosova Sot Online)