Burgim i përjetshëm për kosovarin në Gjermani

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 22:55
Burgim i përjetshëm për kosovarin në Gjermani

Gjykata rajonale e Regensburg e ka dënuar me burgim të përjetshëm një 56-vjeçar kosovar për vrasjen e gruas së tij. 

Sipas gjykatës, i pandehuri kishte vrarë gruan e tij në tetor të vitit 2020 në apartamentin e përbashkët në Regensburg për motive të ulëta. 

Ai kishte treguar se shkak i vrasjes ishin dyshimet se gruaja e tij po e tradhtonte, shkruan BR24.

Për shkak se gruaja e tij kishte pranuar telefonata në celularin e saj nga një numër që ai nuk e njihte, dyshoi se po e tradhtonte. Në të vërtetë, numri i përkiste vëllait të viktimë

Por, në të vërtetë në gjykatë është thënë se arsyeja e vrasjes ishte pasi i pandehuri kishte humbur “fuqinë” dhe më bashkëshortja nuk kishte frikë nga ai.

Sipas BR42, i pandehuri kishte sunduar prej kohësh në familje “si një tiran”. Gruaja jetonte “si skllave”. Ajo nuk lejohej të dilte jashtë, madje pazaret ishin të mundshme vetëm kur shoqërohej me dikë. Ai gjithashtu e ndaloi atë të shkonte në kurs të gjuhës gjermane. Fëmijët kishin deklaruar gjatë gjykimit se, ndryshe nga “familjet normale”, ata nuk ishin të lumtur kur vinin në shtëpi nga shkolla në mesditë, por në vend të kësaj gjithmonë pyesnin së pari nëse “ai” ishte në shtëpi

(Kosova Sot Online)