Lexoni edhe:
Diplomati gjerman: Lajçaku duhet të jetë më i ashpër në dialogun Kosovë-Serbi
Një çift amerikan që tërhoqën vëmendje mediatike pasi i drejtuan armët protestuesve të “Black Lives Matter” vitin e kaluar, janë falur.
Mark dhe Patricia McCloskey u filmuan ndërsa mbanin armë para shtëpisë së tyre në St Louis, Missouri.
Ata u gjobitën vetëm për shkelje, por guvernatori republikan, Mike Parson ua ka folur dhe gjobën.
Çifti, të dy avokatë, u shfaqën në Konventën Kombëtare të Republikanëve dhe McCloskey ka bërë të ditur se planifikon të garojë për Senatin amerikane në Missouri.
Diplomati gjerman: Lajçaku duhet të jetë më i ashpër në dialogun Kosovë-SerbiLexoni edhe:
Incidenti ndodhi më 28 qershor 2020 gjatë lavës së protestave që nisën pas vrasjes së George Floyd.
Pamjet e çiftit me armë në duar bënë xhiro në rrjetet sociale dhe u kthyen në simbol të ndarjes së qëndrimeve politike pasi Demokratët i kritikonin kurse Republikanët i lavdëronin.
Çifti u akuzua nga prokuroria pasi të dy dolën me armë gjysmë automatike në duar gati për të qëlluar.
McCloskey, 63 vjeç, u gjobit me 750 dollarë për shkelje, ndërsa bashkëshortja e tij, 61 vjeçe u gjobit me 2 mijë dollarë pasi veprimet e saj u cilësuan ngacmuese.
(Kosova Sot Online)