Diplomati gjerman: Lajçaku duhet të jetë më i ashpër në dialogun Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 22:52
Diplomati gjerman: Lajçaku duhet të jetë më i ashpër në dialogun Kosovë-Serbi

Deputeti gjerman, Peter Bayer, ka thënë se i dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duhet të jetë më i ashpër, pasi sipas tij “kjo gjuhë kuptohet më mirë”.

Këto komente diplomati që është bashkërendues i qeverisë së Gjermanisë për  çështjet transatlantike i bëri gjatë një debate online të organizuar Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do të ishte ire të kemi një rol më të ire të emisarit për dialog kur Serbia e Kosova  takohen në Bruksel apo kudo tjetër. Sepse aktualisht roli I të dërguarit special është më shumë I një ireator sesa e një drejtuesi që shtyn. Më falni për fjalët e mia por ai duhet të jetë më I ashpër nganjëherë  sepse kjo është gjuha që nevojitet dhe kuptohet shumë më ire”.

Ai foli edhe për mos-pjesëmarrjen e Kosovës në projektin e “Ballkani i Hapur”.

“Ftesa ekziston, Kosova mund të jetë pjesë e kësaj nisme dhe aty të jetë lojtar i fuqishëm. Ata duhet ti tejkalojnë gjërat historike e ideologjike dhe barrën që e mbartin mbi supet e tyre. E di që kjo është e zorshme dhe për mua si gjerman është e lehtë ta them këtë por për të mirën e qytetarëve të gjitha vendeve mendoj se ky është një projekt i mire”, ka thënë diplomati gjerman.

Gjermania luan rol të rëndësishëm në proceset e Ballkanit Perëndimor.


(Kosova Sot Online)