Flakë të mëdha në zonë, “skuqet” plazhi, disa njerëz hidhen në ujë nga frika

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 13:52
 Flakë të mëdha në zonë, “skuqet” plazhi, disa njerëz hidhen në ujë nga frika

Një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale nga një faqe për promovimin e Evias në Greqi, ka bërë xhiron e rrjetit.

Foto është shkrepur në plazhin e Agias, i cili është skuqur për shkak të flakëve që kanë pushtuar zonën.

Në foto disa njerëz duket se janë futur në ujë nga frika ndërsa të tjerët shikojnë të shtangur situatën e krijuar nga flakët.

(Kosova Sot Online)