Kryeministri Kurti të vepron, ta ruan imazhin pozitiv të fituar për 120 ditët e para të Qeverisjes

Kryeministri Kurti të vepron, ta ruan imazhin pozitiv të fituar për 120 ditët e para të Qeverisjes
Kryeministri Kurti të vepron, ta ruan imazhin pozitiv të fituar për 120 ditët e para të Qeverisjes

Muhamet Kelmendi

  • 06 August 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Nga Qeveria Kurti 2 kërkohet ta analizon punën e Ministrisë së Jashtme, të Infrastrukturës dhe të Planifikimit hapësinor, të Bujqësisë e disa ministri tjera. Këtu kemi dështime.

Qeveria Kurti 2 ka 120 ditë që është në pushtet. Brenda kësaj kohe ka treguar performancë pozitive por janë edhe anët jo pozitive, na përkujton të kaluarën në Kosovë. Anët pozitive mundë të përmblidhen në disa iniciativa që i ka marr kjo qeveri në fushën e sistemit të drejtësisë dhe në disa çështje jo themelore, por që gjithashtu kanë rëndësi për vendin. Parapërgatitjet për nxjerrjen e Ligjit të VETTING-ut janë të rëndësisë së veçantë. VETTING-u është treguar i suksesshëm në shumë vende. Ai po aplikohet edhe në Shqipëri. Është mirë që po përgatitet edhe në Kosovë. Kemi vendime tjera që janë të palëve të kundërta, përkatësisht cilësohen të mira dhe të dëmshme.

Këtu duhet përmendur çështjen e pensioneve dhe të sigurimeve sociale. Një punë e mirë është edhe çështja e luftës kundër informalitetit dhe të mbrojtjes në punë. Edhe pse ende të pa rregulluara juridikisht. Në raportet me jashtë përshkruhen dy gjendje. 1. Dialogu me shtetin serb dhe 2. Qëndrimet e çuditshme të Ministres Gërvalla në takimet ndërkombëtare. E para përshkruhet e dyanshme: E suksesshme dhe e dëmshme! Përveç deklaratës për siguri, paqe dhe mossulmim, që është një çështje e NATOS, çështjet tjera janë mirë të formuluara nga ana e Kryeministrit. Por, kërkohet që kudo të dal i pari qëndrimi për njohje reciproke të shteteve sovrane. Kjo duhet të parapri në dialog me shtetin kriminal serb. Ministrja Gërvalla është treguar e njëanshme dhe anti UÇK-së.

Deklaratat e saja janë antishtetërore dhe nuk i ndihmojnë çështjes sonë. Edhe Kryeministri edhe Ministrja duhet të ikin nga mësimet për demokraci dhe për UE janë të vegjël për ideolog. Anët negative të kësaj qeverie mbështetën në disa çështje. 1. Pagesa e mbi 11 milionëve për rrymën në veri, 2. Dhënia e tenderit pa konkurrencë një firme për 5 eurot. 3. Shkarkimet e pakontrolluara dhe të pa- përcaktuara të bordeve që buxhetit do ti kushtojnë shumë, 4. Ngecja me punë në Kuvend. De-fakto është shndërruar Kuvendi në Kuvend shkarkues. Mungon puna në ligje dhe në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe 5. Mos analiza e duhur e raporteve në dialog me shtetin serb në Kuvend dhe jashtë. Shikuar këtej kemi një Qeveri ende jo të stabilizuar sa duhet dhe që kërkon “krehje” të saj. Nga Qeveria Kurti 2 kërkohet ta analizon punën e Ministrisë së Jashtme, të Infrastrukturës dhe të Planifikimit hapësinor, të Bujqësisë e disa ministri tjera. Këtu kemi dështime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".