Macja trime s’e luan këmbën, e tremb ariun e murrmë

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 13:56
Macja trime s’e luan këmbën, e tremb ariun e murrmë

Një video e pabesueshme është publikuar në internet, ku një mace e zezë shihet duke trembur një ari të murrmë.

Macja e quajtur Vasya ishte bashkë me pronaren e vet që kishte dalë për peshkim. Ariu u afrua në vendin ku një grup peshkatarësh po pinin përreth një zjarri në natyrë.

Në video, macja shihet duke e lakuar kurrizin për ta frikësuar kafshën e madhe dhe nuk zmbrapset as kur ariu i bën turr, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Grupi i peshkatarëve dëgjohet duke i thënë maces: “Mos e bëj, Vasya. Qetësohu, Vasya.”

Si duket, ata prisnin që macja të ikte për të shpëtuar. Pronarja e saj dëgjohet duke thënë: “Macja ime, mos e prek! Vasya, eja këtu menjëherë!”

Sidoqoftë, macja nuk tërhiqet derisa ariu fillon të largohet.

(Kosova Sot Online)