
Talibanët mbyllin pikëkalimin me Pakistanin: S’kalon kush pa ua hequr vizat afganëve

Talibanët të premten mbyllën një pikëkalim kyç kufitar me Pakistanin, duke thënë se askush nuk do të lejohet të hyjë derisa Pakistani t’i heqë vizat për afganët apo t’i lehtësojë kërkesat për ta.
Grupi militant, i cili së fundi e ka zgjeruar territorin që e ka nën kontroll, pas tërheqjes së trupave të huaja, muajin e kaluar e mori pikëkalimin kufitar “Chaman-Spin Boldak” nga forcat afgane.
Lexo Edhe:
Kultivoi bimë narkotike, një muaj paraburgim për gjakovarin
Pakistani fillimisht e kishte mbyllur anën e vet të pikëkalimit, por javën e kaluar e hapi prapë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Përmes një deklarate të premten, talibanët i bënë thirrje Pakistanit që t’i largojë të gjitha kërkesat për viza për afganët.
“(Pikëkalimi) do të mbetet i mbyllur për të gjitha llojet e udhëtimeve, përfshirë qarkullimin tregtar dhe transit, për të dyja palët, dhe këmbësorët derisa Pakistani ta lë portën të hapur, nga mëngjesi deri në mbrëmje, për afganët që kanë kartela migrimi (të lëshuara nga Pakistani) ose kartela identifikimi (të Afganistanit)”, thuhet në deklaratën e guvernatorit në hije të provincës së Kandaharit.
Zëdhënësi i Talibanëve, Zabidullah Mujahid, tha se udhëheqësia e grupit është pajtuar me këtë vendim dhe se të premten kufiri është mbyllur.
Ndryshe, talibanët tashmë kanë marrë nën kontroll edhe disa pikëkalime tjera kufitare, përfshirë disa në kufi me Iranin dhe me shtetet e Azisë Qendrore, por pikëkalimi me Pakistanin ofron shumë të konsiderueshme nga dogana.
Sipas të dhënave të qeverisë afgane, nëpër këtë pikëkalim kalonin rreth 900 kamionë në ditë para se ajo të binte nën kontrollin e talibanëve.
(Kosova Sot Online)