
Lexoni edhe:
Familja nga Klina organizon dasmë dhe teston për Covid-19 të ftuarit, ata që janë pozitiv nuk marrin pjesë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje zyrtarëve të institucioneve publike që të raportojnë rastet e korrupsionit, keqpërdorimeve dhe abuzimit me paranë publike ashtu si edhe çfarëdo shkelje tjetër ligjore për të cilën kanë informacione.
Kurti, përmes një videomesazhi, ka deklaruar që shkelësit e ligjit nuk e kanë vendin në institucione dhe se shkeljet ligjore duhet adresuar.
Ai ka garantuar zyrtarët publikë që sinjalizojnë se do të mbrohen nga ligji.
“Të dashur dhe të nderuar zyrtarë, raportoni shkeljet ligjore, raportoni abuzimet, raportoni keqpërdorimet. Legjislacioni ynë për mbrojtjen e sinjalizuesve është tejet i avancuar – është sipas standardeve ndërkombëtare, ai ju garanton mbrojtje, andaj sinjalizoni. Duke raportuar shkeljet ligjore do të bëheni mbrojtës të interesit publik dhe rrjedhimisht do ta forcojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona. Mos hezitoni, sinjalizoni”.
(Kosova Sot Online)